Moti i keq që ka përfshirë një pjesë të mirë të vendit ka sjellë shembje masive dherash në rrugë.
Mësohet se shembja masive e dherave ka ndodhur në aksin rrugor Pukë- Fushë Arrëz, rreth 3 km nga dalja e qytetit të Pukës.
Për pasojë është bllokuar rruga në masën 70% të saj nga gurët dhe dherat. Për më tepër rruga bëhet më e rrezikshme pasi bllokimi ka ndodhur në kthesë dhe në hyrje të urës.
Ndërkohë mësohet se kompania e licensuar për mirëmbajtjen e rrugës nuk ka ndërhyrë ende për pastrimin e trasesë.