Paralajmërimi i Ministrit Xhafaj: Javën tjetër nisin arrestimet, janë gati dosjet për...

Shqipëria

Paralajmërimi i Ministrit Xhafaj: Javën tjetër nisin arrestimet, janë gati dosjet për...

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 22:19
Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të ketë një valë arrestimesh të shumë personave, përfshi këtu dhe zyrtarë e ish zyrtarë, të lidhur me krimin e grabitjes e tjetërsimit të pronave publike në vend.

I ftuar në emisionin Opinion, Xhafaj ka deklaruar se në bashkëpunim me prokurorinë e Përgjithshme, tashmë hetimet e dosjet janë drejt përfundimit dhe pritet që së shpejti të ketë një sërë arrestimesh.

“Ka pasur dhe disa hetime konkrete lidhur me tjetërsimin dhe grabitjen e pronës publike dhe sidomos në vijën bregdetare. Ne kemi disa çështje penale që janë në bashkëpunim me prokurorinë, në Kavajë, Durrës. Ka një proces hetimi në Lezhë, në Vlorë gjithashtu dhe këtë do ta shtrijmë në të gjithë vijën bregdetare”.
Unë besoj se shumë shpejt dhe javën që vjen do të ketë disa arrestime konkrete, masa konkrete sigurie për persona të caktuar”, theksoi Xhafaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat