Deklaratë e fortë e gazetarit: Prokurorja e Përgjithshme ka rënë në grackën e Fatmir Xhafës

Shqipëria

Deklaratë e fortë e gazetarit: Prokurorja e Përgjithshme ka rënë në grackën e Fatmir Xhafës

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 23:20
Basir Çollaku

"Ish-kreu i SHISH Visho Ajazi i ka dërguar një dosje të plotë Prokurorisë për ata që merren me trafikun e drogës"

Gazetari Basir Çollaku tha në 360 gradë se ish-shefi i SHISH Visho Ajazi i ka dërguar Prokurorisë një dosje të madhe për trafikun e drogës në Shqipëri. 

"Përveç kësaj, të gjithë prokuroritë e rretheve, edhe drejtoritë e policisë e kanë pasur informacionin se kush merret me trafikun e drogës. Unë gjykoj që edhe prokurorja e përgjithshme ka rënë në grackën e Fatmir Xhafajt.

Të gjithë informacionet e policive që e kanë pasur dosjen në zyrë duhet të ishin persona nën hetim për mos veprim.

Pse nuk e kanë thirrur Vangjush Dakon që në dhjetor ishte gati në masë arresti. Nuk e di në çfarë magjie, mazhoranca arriti ta shmangte këtë", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat