Në foto me Enver Hoxhën, Xhafaj: Ja pse u zgjodha ti çoja lule...

Shqipëria

Në foto me Enver Hoxhën, Xhafaj: Ja pse u zgjodha ti çoja lule...

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 23:22
Enver Hoxha dhe Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka sqaruar akuzat që ka ngritur një shtetase shqiptare që jeton në Gjermani se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj gjatë kohës që punonte si hetues.

Xhafaj në studion e Opinion ka sqaruar se ka dy dokumente ligjore që vërtetojnë se akuzat e saja janë paguar nga persona të caktuar, duke lënë të kuptohet opozitën.

Ai për herë të parë ka treguar edhe rrethanat që e çuan atë më shumë se 3 dekada më parë që të bënte një foto me ish-diktatorin Enver Hoxha me një buqetë me lule në dorë.

Ka një akuzë publike nga një person se keni ushtruar dhunë gjatë një procesi politik…

Disponoj dy dokumente dhe të gjitha këto janë bërë të nxitura dhe të paguara nga këta persona dhe kjo e deklaruar para noterit gjerman. Nuk ka ndodhur kurë që unë të kem ushtruar dhunë, kurrë.

Keni shqyrtuar çështje politike?

Nuk kam shqyrtuar kurr çështje politike.

Sa kohë punuat në hetuesi?

Vetëm 1 vit.

Si është e vërteta e fotos me buqetë me lule me Enver Hoxhën?

Ishte një traditë deri në atë kohë që për 1 maji vinte një delegacion nga Kosova. Por për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes shteteve, atë vit dërguan vetëm një buqetë me lule. Dhe unë së bashku me atë zonjë tjetër që është në foto na thanë që do prisnim këtë buqetë.

Pse ju zgjodhën ju?

Mendoj se për shkak të rezultateve se nuk kishte shkak tjetër. Isha një nga studentët e mirë.

Ju njoftuan që do shkonit të çonit buqetën me lule?

Po një natë përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat