A do ta kapë dot “Escobarin” policia e shtetit?! Përgjigjet Ministri Fatmir Xhafaj

Shqipëria

A do ta kapë dot “Escobarin” policia e shtetit?! Përgjigjet Ministri Fatmir Xhafaj

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 23:30
Escobar

Klement Balili ose i njohur si “Escobari i Ballkanit” prej mëse një viti është në kërkim ndërkombëtar, dhe pavarësisht lëvizjeve të policisë së shtetit, ende është i lirë.

I ftuar në emisionin Opinion, Ministri i Brendshëm i është përgjigjur një sërë pyetjesh për Balilin, teksa ka deklaruar se ka patur dyshime se ai ka qenë në Shqipëri, gjatë aksionit të kryer disa ditë më parë në Delvinë. Xhafaj ka deklaruar gjithashtu se ai do të kapet, dhe se është një person i cili është pjesë e një organizate kriminale, mbi të cilën ka prova të forta implikuese.

Fevziu: Çfarë po ndodh me Balilin?

Xhafaj: Është në proces kërkimi dhe jemi fort të angazhuar.

Fevziu: Keni kryer një operacion në Delvinë disa ditë më parë. Kishit informacione që ndodhej atje?

Xhafaj: Kishim një dyshim.

Fevziu: Klement Balili ndodhet brenda territorit shqiptar, apo jashtë territorit shqiptar, sipas informacioneve tuaja.

Xhafaj: Mbetet për t’u parë.

Fevziu: Mendoni që mund ta kapni?

Xhafaj: Mendoj se po.

Fevziu: A është Klement Balili realisht kaq i rrezikshëm sa është paraqitur, apo është edhe një mit i krijuar?

Xhafaj: Përgjithësisht kjo çështja e grupeve ka një mit në Shqipëri, por ai është një prej atyre grupeve kriminale që ka akuza konkrete dhe të rënda. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat