Meta: Demarkacioni me Malin e Zi do të sjellë pranverën evropiane për qytetarët e Kosovës

Shqipëria

Meta: Demarkacioni me Malin e Zi do të sjellë pranverën evropiane për qytetarët e Kosovës

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 12:26
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi për çështjen e Demarkacionit.

Përmes një reagimi, Meta thotë se Mali i Zi është një partner i shkëlqyer i shqiptarëve, ndërsa shton se kjo marrëveshje do të sjellë një pranverë evropiane për qytetarët e Kosovës.

“Mali i Zi partner i shkëlqyer i shqiptareve. Miratimi i Demarkacionit do sjelle një pranvere europiane për Kosovën e qytetaret e saj.”, thotë Meta.

Ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në një konferencë për media ditën e sotme, zyrtarisht njoftoi për Marrëveshjen e arritur për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Thaçi tha se bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, kanë arritur Marrëveshje për përmbylljen e këtij kapitulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat