Koço Kokëdhima: Qeveria shqiptare të jetë transparente, të mos mohojë çështjen çame

Shqipëria

Koço Kokëdhima: Qeveria shqiptare të jetë transparente, të mos mohojë çështjen çame

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 15:51
Koço Kokëdhima

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima i ftuar në televizionin “Fax News” u shpreh se qeveria shqiptare duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet me Greqinë, por mos të bëjë bisht çështje me rëndësi për shqiptarët, si çështja çame. Kokëdhima shtoi se qeveria është jotransparente në lidhje me marrëveshjen me çështjen e detit me Greqinë, ashtu siç ka qenë me shumë çështje të tjera.

Koço Kokëdhima: Ne zi ZGJIDHJE jemi deklaruar qartazi se dëshirojmë marrëdhënie të mira me Greqinë, se dëshirojmë që të mos krijojmë probleme të reja për të zgjidhur problemet e vjetra, që dëshirojmë gjithashtu të mos lëmë asnjë çështje jashtë diskutimeve, të mos e mohojmë asnjë çështje, as çështjen çame dhe asgjë tjetër. Në këtë paketë duhet të përfshijmë të gjitha problemet e trashëguara, me vullnetin shumë të mirë për t’i zgjidhur. ZGJIDHJA ka protestuar kundër zgjedhjes të qeverisë në mënyrë jotransperente, kundër errësirës në të cilën e mban qeveria vendin, në çdo rast, jo vetëm në këtë rast. Edhe në raste të tjera. ne jemi kundër praktikës për anashkalimin e të gjitha institucioneve, e cila është një praktikë udhëheqëse për këtë qeveri. Asnjëherë nuk konsultohet kjo qeveri ndershmërisht dhe sinqerisht as me opinionin publik, as me grupet e interesit, as me opozitën, as me presidentin, as me shkencëtarët, as me biznesmenët, me asnjë. Këta nuk kanë dëgjim dhe as konsultime. Arroganca është lëkura, është kostumi i tyre. Arroganca është gjendja e tyre. Ata përjetojnë me arrogancë çdo minutë të jetës së tyre. Dhe kjo është me pasoja të rënda për Shqipërinë. Çfarë ju kemi kërkuar ne këtyre zotërinjve. Pse nuk ka transparencë. Pse nuk ka konsultim, pse nuk ka bisedime? Këtë kërkoi ZGJIDHJA, këtë ka kërkuar edhe nga presidenti, këtë ka kërkuar edhe nga qeveria, këtë ka kërkuar edhe nga institucionet e tjera. Të ketë gjithëpërfshirje dhe transparencë. Kështu që ne e mbështesim kërkesën që në grupin negociator të Shqipërisë, të ketë pjesëmarrës edhe nga presidenca, edhe nga opozita. Pse jo edhe njerëz me integritet nga Shqipëria, ku hyjnë akademikë, profesorë, shkencëtarë, patriotë dhe kështu me radhë. Duhet të kemi një përfaqësim shumë serioz. Të mos e gënjejë mendja Ramën. Është  zgjuar Shqipëria. Është duke u zgjuar çdo ditë. Të mos e gënjejë mendja me megalomaninë e tij. As atë dhe as ndonjë nga ata politikanët e tjerë. Janë të gjithë të diskretituar. Nuk kanë respektin e popullit. Nuk i respekton njeri. Këta e kanë humbur respektin. Këta nuk janë as njerëz të punës, as njerëz të hapur, as njerëz të mençur nuk janë këta. Këta janë dinakë, të korruptuar dhe njerëz mizorë, që nuk iu dhemb për popullin e tyre. Nuk iu dhemb për vështirësitë e njerëzve, për vështirësitë e qytetarëve, nuk iu dhemb për interesat e vendit tonë, nuk iu dhembin as sakrificat e shkuara dhe as interesat e shtetit shqiptar, për të ardhmen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat