Pasi i bëri “gjëmën” Llallës, Tillerson takon ambasadorin Lu

Shqipëria

Pasi i bëri “gjëmën” Llallës, Tillerson takon ambasadorin Lu

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:39
Pamje nga takimi

Një ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi dokumentin që tregonte ndalimin për tu futur në këtë shtet vend për ish- kryeprokurorin shqiptar Adriatik Llalla dhe familjen e tij, sekretari Reks Tillerson bën një tjetër “lëvizje”.

Gjatë vizitës në Turqi, Tillerson u takua me Ambasadorët amerikanë që shërbejnë në Ballkan, Kaukazinë jugore dhe Mesdheun lindor, ku i pranishëm ishte edhe diplomati amerikan që ushtron detyrën në Tiranë, Donald Lu.

Po sot për çështjen e ndalimit të Llallës për të shkuar në shtetin amerikan e komentoi edhe Prokuroria e Përgjithshme shqiptare.

Në një prononcim për “Zërin e Amerikës” thuhet ndër të tjera se “Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë i jep përparësi integritetit moral dhe profesional të zyrtarëve.

Populli shqiptar pret dhe meriton që zyrtarët të punojnë me ndershmëri dhe integritet në të mirë të interesit publik”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa shton se ky institucion “u jep mbështetjen e plotë të gjithë prokurorëve që punojnë me përkushtim, dinjitet dhe integritet” e se “gjithashtu mbështet qëndrimin për ndëshkimin e cilitdo që cenon parimet e Shtetit të së Drejtës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat