LSI kërkon ndjekje penale për Ministren e Arsimit

Shqipëria

LSI kërkon ndjekje penale për Ministren e Arsimit

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 19:20
Lindita Nikolla

Ditën e djeshme në parlament disa nga deputetët e LSI-së kanë kërkuar një interpelancë me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla, por kjo e fundit nuk ka pranuar të shkojë.

Deputetja e LSI-së Mehmetaj është shprehur se thirrja është bërë që Ministrja të japë shpjegime për ligjin e Arsimit të Lartë dhe implementimin e tij, duke shtuar nga ana tjetër se janë bërë një sërë shkeljesh nga ana e Nikollës në lidhje me maturën shtetërore 2016. Sipas deputetes së LSI-së, shkeljet në fjalë, të raportuara edhe nga KLSH, përbëjnë indicie të mjaftueshme që ajo të ndiqet penalisht për shpërdorim detyre.

“Disa nga deputetët e LSI kanë kërkuar ditën e djeshme një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit për të dhënë shpjegime për implementimin e ligjit të arsimit të lartë. Në mënyrë të vazhdueshme ministrja e Arsimit është thirrur në dëgjesë në Komisionin që mbulon këtë fushë që të relatojë mbi aktet nënligjore që duhet të ishin përgatitur, por ka refuzuar të marrë pjesë, duke shkelur rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën.

Lidhur po me implementimin e ligjit për arsimin e lartë një raport i KLSH ka gjetur shkelje të rënda të ministrisë së arsimit që kanë ndikuar drejt për drejtë në prishjen e raporteve për pranimin e studentëvëe ne universitete. Këto shkelje përbëjnë majftueshëm indicie për institucionet e drejtësisë për të nisur një procedim penal për ministren e Arsimit për veprën penale të shpërdorimit të detyrës”, tha Mehmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat