Pasi që e goditi rëndë me deklaratën që mos të përzihet në punët e Kosovës dhe me shpikje të merret në Shqipëri se i dalin boll, kryeministrit Ramush Haradinaj “i ka shkuar në shtëpi” kryeministri Edi Rama.
Rama në një postim në Facebook sikur ka dashur ta zbus reagimin e ashpër të Haradinajt, duke postuar një fotografi me të dhe me mbishkrimin: “Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve. GEZUAR FESTEN E PAVARESISE”.
Duket se Haradinaj e ka pasur seriozisht kur i reagoi Ramës, pasi që ky i fundit tha se tema e Demarkacionit ka qenë e shpikur, duke ia hedhur tërë fajin Haradinajt.
Dhe duket se pasi e përfundoi intervistën në Klan Kosova te Baton Haxhiu, ky i fundit e ka dërguar Ramën në shtëpinë e Haradinajt që të duket sikur gjithçka është normalizuar.