Emërohet drejtori i ri i policisë së Shkodrës

Shqipëria

Emërohet drejtori i ri i policisë së Shkodrës

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 10:22
ilustrim

Pas lëvizjeve të fundit në policinë e shtetit, është emëruar edhe drejtori i ri në Shkodër.

Bëhet fjalë për Vehbi Bushatin, i cili vjen në Shkodër pas një karriere të gjatë e të suksesshme në Policinë e Shtetit, ku ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef komisariati në disa rrethe të vendit, zëvendësdrejtor dhe drejtor në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Korçë, Vlorë.

Po kështu Bushati ka mbajtur detyra të rëndësishme dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si Drejtori i Krimeve e së fundi prej 4.5 vjetësh mban detyrën e zëvendësdrejtorit të drejtorisë së Antiterrorrit, një prej drejtorive më të rëndësishme dhe më të vlerësuarat nga partnerët tanë ndërkombëtare.

Bushati është vlerësuar me tituj e medalje të ndryshme gjatë karrierës së tij në Policinë e Shtetit, por ja vlen të veçojmë vlerësimin që bashkia e Vlorës i bëri në vitin 2008, duke e shpallur kontribuues të vitit dhe medaljen e nderit akorduar në vitin 2016, për shërbime të shquara dhe profesionalizëm të lartë të treguar në ndjekjen, hetimin dhe goditjen e aktiviteteve terroriste.

Bushati zëvendëson në këtë post Gjovalin Lokën, i cili nga ndryshimet e fundit u emërua drejtor për rendin dhe sigurinë në Policinë e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat