Xhafaj ultimatum Policisë: Boll u morët me hallexhinjtë, arrestoni bosët e krimit!

Shqipëria

Xhafaj ultimatum Policisë: Boll u morët me hallexhinjtë, arrestoni bosët e krimit!

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 13:12
Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte ditën e sotme në Shkodër, ku në analizën e policisë vendore të këtij qarku ka qenë mjaft i ashpër, ku ka kërkuar vendosmëri për të luftuar grupet kriminale.

Në takimin që ka pasur më strukturën e policisë, Xhafaj ka theksuar se në Shkodër janë 5 grupe kriminale që duhen goditur.

Po ashtu, ministri i Brendshëm i ka kërkuar që policisë të mos merret me hallexhinjtë që vendosin një çati, por të arrestojë bosët e krimit.

“Janë 4-5 grupe të rëndësishme kriminale që duhen goditur. Mos u merrni me hallexhinjtë qe vendosin një çati. Bosët e krimit janë vërdalle dhe ata duhen goditur”.

Ministri i Brendshëm, ka qenë i qartë se nëse do të ketë persona që do të përmendin emrin e tij për t'u mbrojtur nga ligji, atëherë të jenë ata që do të goditen të parët

“Bosët e krimit nuk duhen falur për asnjë arsye. Ai që përmend emrin tim të goditet i pari. Dua një integritet nga te gjithë policët, nga shefat deri tek polici më i thjeshtë, te mos ketë një sjellje harbute me qytetaret. Bëni kujdes me Vettingun, nuk do ti shpëtoje asnjë. Tolerenca ndaj krimit do te jete 0. 

Kërkoj nje korrektësi maksimale dhe të goditen ata që cilësohen si të fortë. Nëse marr vesh se ka tolerime për ndërtime të medha pa leje, përfshirje në lejimin e trafiqeve të drogës të policisë do jem unë i pari që s’do lejoj dhe do përballeni me ligjin. Fytyra e policise se shtetit duhet te ndryshoje totalisht”- ka thënë Xhafaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat