Xhafaj në Lezhë: Abuzime me pronat, shkaktarët para përgjegjësisë

Shqipëria

Xhafaj në Lezhë: Abuzime me pronat, shkaktarët para përgjegjësisë

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 14:33
Fatmir Xhafaj

Pasi ishte i ashpër me Policinë e Shkodër, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka folur me të njëjtën gjuhë edhe në Lezhë.

Duke folur pas analizës në Policinë e qarkut të Lezhës, Xhafaj ka kërkuar që të goditen të gjithë grupet kriminale, ndërsa ka pasur shqetësim edhe lidhur me abuzimin me pronat në këtë qytet.

“Do të goditen të gjitha grupet kriminale. Do godasim asetet e grupeve kriminale. Unë nuk paralajmëroj arrestime. Jam ministri i Punëve të Brendshëm që drejtoj për sa mua më takon, orientoj, drejtoj policinë. I takon strukturave të policisë, prokurorisë që të marrin masa të duhura intensive që janë duke vepruar me grupe kriminale. Jam i shqetësuar për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me vijën bregdetare në zonë e Lezhës. Hetimet që janë duke u zhvillur, janë në proces, do të jenë t suksesshme. Besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen para ligjit. Krimet të marra për frymë për banorë ne Lezhë, nuk e rendisin këtë qytet si qark pozitiv. Duhet ta bëjmë dallimin qartë. Pritshmëria është më e lartë”, tha Xhafaj.

Po ashtu, Xhafaj ka folur edhe për vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka disa muajve më parë, ku ka bërë me dije se prokuroria po heton.  

“Dhe kjo bën pjesë në atë që sapo shpreha. Janë dy ngjarje të tilla që po hetohen dhe me prokurorinë për rezultate konkrete. Për identifikimin e autorëve përgjegjës. Ngelën njerëzit e prokurorisë që të thonë fjalën e tyre”, pohoi Xhafaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat