Alarmi, Shqipëria mes vendeve me rrezikun më të lartë sizmik në Evropë

Shqipëria

Alarmi, Shqipëria mes vendeve me rrezikun më të lartë sizmik në Evropë

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 18:03
ilustrim

Një tërmet 4.3 ballë i shkallës Rihter goditi në orët e para të mëngjesit juglindjen e vendit.

Sipas Institutit të Sizmiologjisë, epiqendra e tij ishte 9 kilometra në veri të Ersekës. Për specialistët, për shkak të vendodhjes së saj  Shqipëria bën pjesë në vendet me rrezikun më të lartë sizmik në Evropë.

“Shqipëria bënë pjesë në brezin me aktivitete sizmike. Aktiviteti sizmik është shpeshherë i lartë. Në bëjmë pjesë në vendet me rrezikun më të lartë sizmik në Evropë”.

Edhe pse disa shkencëtarë amerikanë e kanë vlerësuar vendin tonë me një normë risku prej 10 %, më të lartin në Europë, për sizmiologun Dushi pas periudhave me aktivitete të shtuara  të tërmeteve të fortë që nga vitet ’80, Shqipëria ndodhet në periudhën me aktivitet të ulët të tërmeteve. Çka do të thotë që vendi ynë regjistron thuajse çdo ditë mikrotërmete të vogla, të cilët nuk kanë pasoja për vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat