"Çamëria nuk shuhet", shqiptarët ngrihen para ambasadës greke më 24 shkurt

Shqipëria

"Çamëria nuk shuhet", shqiptarët ngrihen para ambasadës greke më 24 shkurt

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 01:03
Çamëria nuk shuhet

Më datë 24 shkurt shoqata Patriotike Çamëria ka thirrur një protestë përpara ambasadës greke.

Në ftesë thuhet se kjo është një përgjigje ndaj ministrit grek Nikos Kotzias i cili kërkon që në librat shqip të mos përmendet fjala Çamëri.

"Ne 24 shkurt ju ftojme te gjitheve te behemi bashke per te protestuar para ambasades greke, tek hyrja e bllokut te ambasadave ne rrugen e Durresit, sheshi “Adem Jashari”.

Ne oren 12 , te shtunen ne 24 shkurt, Ne duhet te jemi te gjithe aty, qe ti tregojme Greqise dhe te gjithe nderkombetareve qe Çameria nuk shuhet, se jemi gjalle dhe ne kembe..."

Greqia ka kërkuar të mos përmendet emri “Çamëri” në tekstet shkollore shqiptare. Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një letër përgjigje drejtuar deputetit Haris Theoharis.

Duke iu referuar takimit të fundit të komisionit dypalësh për rishikimin e teksteve shkollore, zhvilluar më 18 janar 2018, dhe i cituar nga portali militaire.gr, ministri i Jashtëm grek shkruan:

“Pala greke insistoi në heqjen e kapitullit “Treva shqiptare në Greqi”, që është i papranueshëm dhe ofendues. Ka kërkuar gjithashtu heqjen e referimeve dhe hartave ku zona gjeografike greke paraqiten si “Çamëri” dhe të cilat për fat të keq dëshmojnë se shteti shqiptar mbetet i mbërthyer në koncepte anakronike nacionaliste, të cilat në radhë të parë i bëjnë dëm vetë Shqipërisë".

Në argumentimin e kërkesës, parlamentari grek nënvizonte që “me gjithë marrëveshjet ndërshtetërore, tekstet shkollore shqiptare e paraqesin Çamërinë të shtrihet gjeografikisht nga Teba deri në Prevezë. Ndërkaq, ministria greke e arsimit i ka bërë ndryshimet në tekstet shkollore greke. Megjithëse kanë kaluar tre muaj, pala shqiptare nuk ka dërguar –ashtu siç ishte angazhuar- tekstet e reja me ndryshimet e nevojshme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat