Një shtetas që qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në qytetin e Laçit është arrestuar nga policia.
Në pranga përfundoi Xhevahir Lika, i cili qëlloi me armë pas një sherri me një person tjetër.
Lika u prangos gjatë natës pranë zonës së Gjormit.
I arrestuari u përfshi në konflikt me shtetasin Gent Bushi, i cili ka mbetur i lënduar.
Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare ‘Mark Trokthi’.