Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, njëri prej të cilëve udhëtonte me armë zjarri në automjet dhe tjetri si autor i dyshuar për disa vjedhje.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në kuadër të rritjes së sigurisë së qytetarëve kanë ushtruar kontrolle në terren, lokale nate, automjete për kapjen e personave në kërkim dhe me precedentë, gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve paligjshme si armëmbajtje pa leje apo lëndë narkotike.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara është arrestuar në flagrancë shtetasi:
• Ervis Dunga 29 vjeç, banues në Pjezë, Shijak.
Më datë 17.02.2018, në Shkallnur, rreth orës 03:00, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• një armë zjarri pistoletë tip Zastava;
• 9 fishekë kalibër 9 mm, të cilët i mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278/4 të Kodit Penal.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi:
• Dritan Çina 45 vjeç, banues në Durrës.
Në lagjen Nr. 12, është arrestuar në flagrancë pasi ka thyer xhamin e mjetit tip Nissan në pronësi të shtetases B.I. ka marrë 1 telefon celular, 7 000 lekë dhe sende personale.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.
Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se D.Çina dyshohet si autor i ngjarjeve të mëposhtme:
1. Më datë 17.05.2017, në Shkallnur, Durrës dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit, në pronësi të shtetasit B.H.
2. Më datë 03.12.2017, në lagjen Nr.17/1, Durrës dyshohet se ka vjedhur sende personale në mjetin e shtetasit B.K.
3.Më datë 03.12.2017 dyshohet se ka vjedhur kasetofonin në mjetin tip Volzvagen, në pronësi të shtetasit A. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vjedhja”dhe ” Prodhimin dhe shitja e lëndëve narkotike”parashikuar në nenet 134 dhe 283/ 1 të Kodit Penal.