Mbaron periudha e “qetësisë”! Në darkë nis shiu, ndërsa nesër...

Shqipëria

Mbaron periudha e “qetësisë”! Në darkë nis shiu, ndërsa nesër...

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:04

Pas disa ditësh në “qetësi”, territori i Shqipërisë do të përfshihet sërish nga reshjet e shiut.

Pavarësisht këtij lajmi, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lajmëron se intentiseti i reshjeve do të jetë i dobët.

Ndërkohë me fillimin e javës situata do të ndryshojë pasi nesër pritet që të ketë reshje të një intensiteti më të lartë. Për më tepër lexoni parashikimin e IGJEUM:

PARASHIKIMI METEO :

RESHJET

Sot pasdite (e diel dt.18) pritet që reshjet të përfshijnë të gjithë vendin, ato do të jenë të dobëta. 

Nesër (e hënë, dt.19) intesiteti i reshjeve do të rritet dhe do të arrijë deri mesatar në veri të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri-lindje priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit.

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 12

në vendet e ulëta: 7 / 11

në vendet malore: 3 / 8 °C.

ERA

Sot (e diel, dt.18) dhe nesër (e hënë, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat