Kryemadhi mesazh të fortë nga Kosova: Ta festojmë këtë ditë pa mëri dhe ndasi politike

Shqipëria

Kryemadhi mesazh të fortë nga Kosova: Ta festojmë këtë ditë pa mëri dhe ndasi politike

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 19:53
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale foto nga ceremonia e 10 vjetorit të pavarsisë së Kosovës.

Me anë të një postimi ajo shpreh respekt dhe mirënjohje për ata që realizuan ëndrën e shqiptarëve në mbarë botën, krijimin e shtetit të Kosovës.

“Kjo ditë meriton të kremtohet pa mëri dhe dasi politike, si një nga ditët më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve,” shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë:

Sot në ceremonine shtetërore me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës politika shqiptare u prezantua me të gjithë spektrin e saj.

Kjo ditë meriton të kremtohet pa mëri dhe dasi politike, si një nga ditët më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve.

Sot nderojmë dhe respektojmë të gjithë ata që bënë të mundur realizimin e ëndrrës së shqiptarëve në mbarë botën, krijimin e shtetit të Kosovës, një ditë që na bën të ndjehemi krenarë për çka u arrit në bashkëpunim dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe me përpjekjen e popullit të Kosovës.

Liria dhe pavarësia ishin vetëm fillimi i një procesi të gjatë dhe të vështirë shtetformues, që do të vazhdojë ende për të mundësuar që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë e familjes së madhe evropiane.

Dhe për këtë, Shqipëria dhe Kosova kanë ende për të mësuar dhe rrugë për të bërë.

Kjo është dhe sfida më e madhe e dy shteteve të shqiptarëve që sot festojnë e nesër duhet të vazhdojnë sërish të përpiqen të bëjnë më të mirën për qytetarët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat