Një president për Shqipëri- Kosovë, Paloka ironizon Ramën: Je thjesht një klloun!

Shqipëria

Një president për Shqipëri- Kosovë, Paloka ironizon Ramën: Je thjesht një klloun!

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 19:54
Edi Paloka

Kryeministri Rama ka propozuar këtë të dielë në Kosovë nevojën e një Presidenti të përbashkët mes dy shteteve të të njëjtit komb, por një ide e tillë shihet nga nënkryetari i PD-së si një deklaratë bombastike pa asnjë vlerë, që përkundrazi dëmton interesat e shqiptarëve.

Përmes një statusi në rrjetin social Edi Paloka e ka cilësuar kryeministrin si një Klloun që sa herë e sheh të nevojshme ul “të mbathurat” e tij për të pranuar se çfarë i diktojnë të tjerët. Paloka i referohet rastit të negociatave me Greqinë, ku pala shqiptare pranoi ndërtimin e varrezave për të vrarët grekë të Luftës së Dytë Botërore. Deputeti i PD-së kujton gjithashtu dhe deklaratat që Rama ka bërë në prani të Vuçiç, duke thënë se ai i puthej e i lëpihej ish Kryeministrit serb, pavarësisht pompozitetit të thënies se “Kosova është e Pavarur” në mes të Beogradit.

Për më tepër lexoni statusin e Palokës:

Statusi i Edi Palokës

Kllouni! Pasi ul te mbathurat ne cdo rast e akt ku realisht mbrohen interesat e shqiptareve, del e ben deklarata bombastike pa asnje vlere praktike e qe madje mund te demtojne interesat e shqiptareve kudo qe jetojne.

Te gjithe e mbajne mend se si me deklarata boshe nacionaliste i coi mardheniet me Greqine ne krize e ne menyre krejt te panevojshme. Por ne momentin e pare qe ju desh te veproje e jo te flase uli te mbathurat si per varrezat e ushtareve, per detin dhe per Camerine.

Te njejten gje ben me Kosoven. Bente shoë me mbledhje te perbashketa qeverie, pa asnje vlere praktike e reale, po nderkohe puthej e lepihej me Vucic. Deklaronte gjoja “me guxim” ne Serbi se Kosova eshte e pavarur , (a thua se po mos e deklaronte ky, Kosova do humbte pavarsine ) po nderkohe nga dashuria Rama-Vucic perfitonte Serbia qe hapte negociatat .

Sot ben nje deklarate tjeter bombastike per “President te perbashket me Kosoven “. Te shohim ku do ti uli mbathjet kete here ne dem te shqiptareve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat