Ikja e Halimit, kush e merr mandatin? KQZ vendos nesër

Shqipëria

Ikja e Halimit, kush e merr mandatin? KQZ vendos nesër

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 22:25
KQZ

Deputeti i PD Eduart Halimi ka lënë mandatin e deputetit. KQZ do të vendosë ditën e hënë për mandatin e lënë bosh nga ana e Halimit. Burimet kanë bërë të ditur se anëtarët do të diskutojnë mbi kërkesat e dy kandidateve të listë, Juvina Jani dhe Monika Qosja, të cilat mësohet se refuzojnë të marrin mandatin. Ndryshe nga rastet e mëparshme, shkresa e tyre duket se do të rikthejë debatet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo pasi në parim dorëzimi i mandatit realizohet pasi të merret. Teksa dy kandidatet në shkresën e tyre mësohet se shprehin refuzim për të marrë mandatin e deputetit.

Në listën e PD për Beratin, pas Halimit i dyti në rradhë është Aatrit Veliaj dhe i treti Lefter Maliqi i cili tashmë duket se ka kaluar me PS, por për shkak të përcaktimit të kuotave gjinore, mandati i lënë prej Halimit i kalon Juvina Janit, e në rast se edhe ajo e refuzon është Monika Qosja që duhet të ketë të drejtën. Por të dy kandidatet ditën e deklaratës së Halimit u shprehën se nuk dëshirojnë të jenë pjesë e parlamentit shqiptar duke paraqitur arsye personale. Kandidati më i mundshëm është Astrit Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat