Tragjedia në Velipojë...Ardit Gjebrea: Çfarë dhimbje ndjeva! Zot shpëtoji...

Shqipëria

Tragjedia në Velipojë...Ardit Gjebrea: Çfarë dhimbje ndjeva! Zot shpëtoji...

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 23:29
Ardit Gjebrea- Edmond Preka me femijet

Një aksident tragjik i ndodhur në Velipojë ka gjysmaur një familje. 

Babai dhe dy fëmijët e tij kanë humbur jetën ndërsa nëna dhe fëmija i madh i familjes po luftojnë me jetën.

Në aksidentin endodhur në aksin Shkodër-Velipojë humbën jetë një fëmijë 8 muajshe dhe një 5 vjeç.

Ky aksident ka prekur zemrën e moderatorit Ardit Gjebrea i cilii ka dedikuar një status në rrjetet sociale.

‘Sapo lexova për aksidentin në rrugën Shkodër - Velipojë... Ka humbur jetën një baba me djalin 8 mujash dhe më vonë edhe vajza 5 vjeçe. Ndërkohë bashkëshortja e tij dhe vajza tjetër 10 vjeçare po luftojnë me vdekjen. Çfarë dhimbje ndjeva! Gjysmohet një familje me rrezikun të shuhet fare! Nuk i njoh, por fort po lutem: Prehuni në paqe dhe Zot shpëtoje vajzën me nënën!’ ka shkruar moderatori në statusin e tij rreth ngjarjes tronditëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat