Kreu i qeverisë Edi Rama ka pasur një takim sot me biznesmenët italianë në Shqipëri në Forumin e biznesit Shqipëri-Itali dhe u ka bërë të ditur atyre se Shqipëria u afron shansë shumë të mira investimi.
Ai tha se një biznes i madh do të kishte 10 vjet mundësi të operonte pa taksa në Shqipëri, me përjashtim të një tvsh-je, ndërkohë për gjithçka tjetër nuk do të kishte taksa fare përfshirë edhe licencën.
Rama ka vënë theksin tek agro-turizmi: "Jemi në një proces rregullimi duke asgjesuar shumë pengesa burokratike e duke prerë në mënyrë rrënjësore, procedurat burokratike, duke reduktuar vonesat që një ndërmarrje të ketë veprimtari të vetën këtu."