Me dy poste, hyn e del në dy zyra

Shqipëria

Me dy poste, hyn e del në dy zyra

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 11:24
Gentiana Cakrani

Kryetarja e PS-së në Fier njeherazi dhe n/kryetare e bashkisë Gentiana Cakrani mund të quhet dhe fenomen në qeverisjen Rama 2.Ajo erdhi gati dy vjet me parë në postin e degës lokale të PS pas zgjedhjeve të radhës të zhvilluara në këtë degë partie. Ne pozicionin mësuese dhe pak e njohur në shumicën e anëtarësisë ajo u zgjodh kryetare e degës falë mbështetjes së kreut të bashkisë Armando Subashi. Shumë socialiste aktive atëherë shprehen nën zë habinë se si ajo erdhi dhe ngjiti shkallët e hierarkisë partiake.

Cakrani vazhdon të jetë kryetare e degës dhe sipas statusit partiak ajo e gëzon këtë post dhe për dy vite në vijim. Gentiana nuk dallohet për dalje publike në ballafaqime apo prononcime mediatike. Po përtej apatisë së saj politike çudia vazhdon me këtë personazh, raporton zjarr.tv. Afërsisht rreth 6 muaj më parë ajo emërohet n/kryetare e bashkisë së Fierit. Ajo vjen me firmën e Subashit në këtë detyrë pas levizjeve në bashki dhe divorcit politik te PS-LSI.

Postin e n/kryetarit e mbante përfaqësuesi politik i LSI Vilson Naci. Gentiana Cakrani është e “blinduar “tashmë me dy poste për nga pesha jo pak te rëndësishëm në Fier. Nëse Edi Rama në daljet publike ka thënë se nuk do të ketë dyzime të tilla postesh për Gentën e Fierit ka përjashtim!!!! Ajo hyn e del në dy zyra, në atë të PS-së dhe atë te n/kryetares së bashkisë pa thënë e pa bërë asgjë!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat