Pakti detar, Meta i kërkon qeverisë emrat e negociatorëve

Shqipëria

Pakti detar, Meta i kërkon qeverisë emrat e negociatorëve

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 12:00
Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk do t’i japë plotfuqishmërinë Ministrisë së Jashtme për të negociuar një marrëveshje të re me Greqinë, nëse nuk korrigjohen disa nga problematikat e konstatuara në shkresën që një javë më parë iu drejtua kreut të shtetit.

Presidenti Meta pasi u konsultua me gjithë ish-presidentit e shtetit shqiptar si Berisha, Mejdani, Moisiu, Topi dhe Nishani, si dhe me  kryetaren e komisionit të politikës së jashtme Mimi Kodheli dhe zv/kryetarin Tritan Shehu me sa duket ka vendosur t’ia kthejë kerkesën ministrisë së jashtme për plotësime.

Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatit, për t’i shprehur gjithë problematikat e konstatuara në kërkesën e bërë një javë më parë për dhënien e plotfuqishmërisë mësohet nga burime pranë presidencës, por edhe nga vetë ministria e jashtme e cila ka kontaktuar me stafin e presidentit.

Në këtë shkresë, kreu i shtetit do t’i kërkojë ministrit Bushati që të saktësojë emrat e negociatorëve që do të negociojnë për marrëveshjen e re me Greqinë, pasi Presidenti i Republikës nuk mund të firmosë një shkresë dhe emrat të plotësohen nga qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat