Xhika lihet në burg! Prokuroria merr në pyetje ish Ministrin Haxhinasto

Shqipëria

Xhika lihet në burg! Prokuroria merr në pyetje ish Ministrin Haxhinasto

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 14:41
Dashamir Xhika

Teksa gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg ish kreun e ARRSH-së Dashamir Xhika, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kryer një lëvizje të beftë, duke thërritur për të marrë në pyetje ish Ministrin e Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, në lidhje me dosjen e abuzimeve të kryera në aksin rrugor Tiranë Elbasan.

Ish Ministri Haxhinasto, deputet i LSI-së, është thërritur për të dhënë shpjegimet e tij në lidhje me dosjen e ngritur fillimisht si shqetësim nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, e më tutje të denoncuar nga ana e vetë Ministrit të Energjisë e Infrastrukturës Gjiknuri.

Dosja në fjalë deri më tani ka mbajtur në burg ish kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika, gjithashtu eksponent i lartë i LSI-së në Elbasan, si dhe disa ish drejtues të lartë të institucionit rrugor.

Prokuroria pretendon se Xhika dhe vartësit e tij kanë kryer një sërë shkeljesh të rënda ligjore në lidhje me rrugën Elbasan Tiranë.

Me arrestimin e tyre disa ditë më parë, vetë Haxhinasto do të deklaronte se është i hapur ndaj drejtësisë nëse organet gjyqësore e ai i akuzës do të kërkojnë prej tij deponime apo dijeni për njohjen e tij mbi dosjen në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat