Shuhet familja në aksident, zbulohet e shkuara kriminale e Sokol Mujaj

Shqipëria

Shuhet familja në aksident, zbulohet e shkuara kriminale e Sokol Mujaj

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 14:43
Sokol Mujaj

Mbrëmjen e djeshme një aksident i rëndë ndodhi në aksin Velipojë – Shkodër, ku për pasojë 4 persona të të njëjtës familje humbën jetën, ndërsa 2 të tjerë janë rëndë në spital.

Si pasojë e përplasjes së fortë humbën jetën kryefamiljari Edmond Preka me dy fëmijët, djalin 8-muajsh dhe vajzën 5-vjeçe.

Bashkëshortja e tij dhe vajza 10 vjeçare janë në gjendje të rëndë në spital.

Jashtë rrezikut janë dy personat që ndodheshin në fuoristradë Sokol Muja dhe Ndrek Gjergji.

Mësohet se Sokol Mujaj, pasagjer tek fuoristrada që drejtohej nga Ndrek Gjergji, rezulton një preson me precedent penal.

Mujaj është arrestuar në vitin 2004 për trafik raketash nga Mali i Zi drejt Shqipërisë.

Ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të rënda me 8 vite burg.

Mujaj së bashku me Ilmi Isufin, Armir Troshanin dhe Mentor Canin u arrestuan si pjesë e një organizate që po trafikonin 3 raketa tokë – ajër të tipit “STELA 2 M”, të cilat do të trafikoheshin më pas nga Tirana në një destinacion tjetër jashtë Shqipërisë.

Mujaj kreu vetëm 6 vite burg, pasi në vitin 2010 ai u lirua pas amnistisë së Presidentit Topi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat