Dosja “Tiranë- Elbasan”/ Haxhinasto zbardh dëshminë e dhënë tek Krimet e Rënda

Shqipëria

Dosja “Tiranë- Elbasan”/ Haxhinasto zbardh dëshminë e dhënë tek Krimet e Rënda

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 14:47
Edmond Haxhinasto

Pas rreth një orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ish Ministri i Inrastrukturës Edmond Haxhinasto ka deklaruar se ka deponuar përpara prokurorëve për përgjegjësitë dhe rolin e tij në lidhje me aksin Tiranë- Elbasan, rrugë për të cilën qëndrojnë në burg tashmë prej disa javësh një sërë drejtuesish të lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ashtu si edhe herët e tjera, Haxhinasto është shprehur i hapur ndaj drejtësisë dhe hetimeve që po kryhen nga organi i akuzës për aksin rrugor Tiranë- Elbasan.

“Më pyetën për përgjegjësit e mia si drejtues politik. Dëshmova për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia kur kam qenë në një periudhë të zhvillimit të këtij projekti. Jam thirrur si person për të dëshmuar në projektin e Rrugës Tiran-Elbasan”. u shpreh Haxhinasto.

Dosja e rrugës Tiranë Elbasan ka patur një tjetër zhvillim këtë të hënë, në Gjykatën e Apelit në Durrës, atje ku Dashamir Xhika dhe një sërë ish drejtuesish të lartë të ARRSH-së kërkuan lirimin nga masa me burg. Pavarësisht kërkesës edhe Apeli i ka lënë në burg zyrtarët e akuzuar për veprat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Vetë ish Ministri Haxhinasto është shprehur i gatshëm për t’u verifikuar, por ka theksuar se nëse hetimit do të degjenerojë në një goditje politike, edhe ai do të përgjigjet politikisht shumë rreptë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat