Veriu i vendi mbulohet në borë, kjo është situata me kalueshmërinë në akset rrugore

Shqipëria

Veriu i vendi mbulohet në borë, kjo është situata me kalueshmërinë në akset rrugore

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 09:50
Ilustrim

Prej mbrëmjes së djeshme në zonat veriore të Shqipërisë reshjet e dëborës kanë nisur vrullshëm duke shkaktuar dhe probleme në qarkullimin e makinave.

Në Kukës sidomos, situata paraqitet më problematike dhe po punohet nga kompanitë e mirëmbajtje për hedhjen e kripës e pastrimin e borës.

Për këdo qytetar që do të kalojë nëpër rrugët e mëposhte, këshillohet përdorimi i zinxhirëve:

Rruga e Kombit e kalueshme normalisht.Po punojnë 10 borëpastruese gjatë gjithë aksit rrugor.Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 25 cm. 

 Kolsh-Q.Shllak e kalueshme me zinxhirë.Po punojnë 4 borëpastruese.Lartësia e borës 30 cm.

 Kukës-Bushtricë e kalueshme normalisht.Punojnë 4 borëpastruese.Lartësia e borës 10 cm.

 Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme normalisht.Punojnë 1 borëpastruese e 1 fadromë.Lartësia e borës 7 cm.

Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme normalisht.Punojnë 1 borëpastruese e 1 fadromë.Lartësia e borës 7 cm.

Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam e kalueshme normalisht. Po punojnë 1 borëpastruese e 1fadromë.Lartësia e borës Q.Tobli 25 cm e në Q.Prushi 20cm.

 B.Curri-Kam e kalueshme normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese.Lartësia e borës Q.Luzhë 20 cm.

 B.Curri-Valbonë e kalueshme normalisht. Po punojnë 3 borëpastruese 1 fadromë.Lartësia e borës 25 cm në Valbonë.

 Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj e kalueshme normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese.Lartësia e borës në Q.Morinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat