Shullazi përballë Sali Berishës, çështja merr një tjetër rrjedhë

Shqipëria

Shullazi përballë Sali Berishës, çështja merr një tjetër rrjedhë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 10:45
Sali Berisha

Pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë të avokatëve të Emiljano Shullazit, përpiloi një kërkesë për të thirrur si dëshmitar ish- kryeministri Sali Berisha.

Por sot kjo çështja ka marrë një rrjedhë tjetër.

Emiljano Shullazi është tërhequr nga kërkesa për pyetjen e Sali Berishës si dëshmitar në procesin që po zhvillohet ndaj tij për kërcënimin e Mynyr Konit, sot rektor i Universitetit të Tiranës.

Po ashtu Shullazi është tërhequr edhe nga kërkesa për pyetjen e Ardian Çipës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat