Një tjetër ish Ministër shkon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Shqipëria

Një tjetër ish Ministër shkon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 11:22
Ilustrim

Një ditë pas marres në pyetje të ish Ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pritet që këtë të martë të ketë zhvillime të tjera të rëndësishme në dosjen korruptive të aksit Tiranë Elbasan.

Prokuroria pritet që të marrë në pyetje një tjetër eksponent të LSI-së, ish Ministrin e Transporteve Sokol Dervishaj. Dervishaj do të paraqitet në prokurorinë e krimeve të rënda në Tiranë rreth orësh 13;00 ku do të japë dhe deponimin e tij.

Kujtojmë se për dosjen e aksit Tiranë Elbasan kanë shkuar në burg deri më tani një sërë drejtuesish të lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, përfshi këtu ish kreun e saj Dashamir Xhika, të cilit iu refuzua kërkesa për liri ditën e djeshme nga ana e Gjytaës së Apelit në Durrës.

Xhika së bashku me disa ish vartës të tij akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe kryer veprën penale të korrupsionit në lidhje me aksin rrugor Tiranë Elbasan.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat