Vjen nga Greqia avokati i killerit Efthimius, çfarë ndodhi sot në gjykatë

Shqipëria

Vjen nga Greqia avokati i killerit Efthimius, çfarë ndodhi sot në gjykatë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 11:33
Sakis Kehajoglou

Gjyqi ndaj 4 personave të akuzuar për vrasjen e Devi Kasmi u shty për në 22 shkurt.

Në një prononcim për mediat, avokati i shtetasit grek, Eftimiu Efthimius, i cili dyshohet si autor i vrasjes  së Kasmit u shpreh se në dosje nuk ka asnjë provë.

Sakis Kehajoglou tha se shpreson që procesi të zhvillohet mbi prova dhe fakte dhe jo mbi spekulime.

Efthimius dhe tre të arrestuarit e tjerë Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari të akuzuar si organizatorë të krimit, si pjesë të grupit kriminal në ekzekutimin e Devi Kasmit kanë apeluar masën e sigurisë 'arrest me burg'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat