Lubonja sulmon ambasadorët

Shqipëria

Lubonja sulmon ambasadorët

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 11:50
Fatos Lubonja

“Adriatik Llalla i shpallur ‘non grata’ nga DASH” është kjo tema e debatit mbrëmjen e sotme në “Studio e Hapur” në “News 24”.

Anilisti Lubonja tha se në këtë çështje ka pas një anomali që ne nuk duam ta shikojmë, se po e thanë amerikanët është e padiskutueshme.

“Tek ky vetingu ka një gjë, nëse një njeri ka bërë një krim, për shembull korrupsion. Pse na duhet ne një  veting për të zbuluar nëse Llalla është i korruptuar. Edhe Xhafa thotë veting për policët, po si qenka kjo punë, bëj krime ti dhe shko në shtëpi, ai duhet të dënohet. Lidhur me Llallën ka një çështje, po ta marrim konkretisht. Amerikanët ose kanë prova nga shërbimet e tyre, dhe po patën atëherë duhet të ketë tjetër listë. Sepse nuk qenka Llalla vetëm peshku i madh. Në qoftë se shërbimet amerikanë qenkan përqendruar vetëm tek Llalla, ka diçka që nuk shkon. Se kemi kryeministra, ish kryeministra, presidentë e ku di unë.

Ose është ajo tjetra një arsye politike. Pra se ka penguar reformën në drejtësi. Po pse more do më heqë njeri mua vizën se nuk besoj tek reforma në drejtësi. Është një gjë që mban erë të keqe.

Kemi të bëjmë me një skandal politik. Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që një ambasador të akuzojë një prokuror të Republikës. Nxirr provat. Është skandal sepse nuk ke provë. Deri tek inatet personale që u fol, është fyese”, tha Lubonja.

Analisti komento gjithashtu deklarata e ambasadorit Lu dhe të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Lubonja ka vënë në shënjestër ambasadorët duke thënë se vijnë sillen si protektorë dhe pastaj nuk mbajnë përgjegjësi për ato që thonë.

“Ndërkombëtarët sillen si protektorë pa përgjegjësi. Kuptojmë që ky zotëria për këto që thotë duhet të mbajë përgjegjësi, jo nesër të ikë dhe të mos mbajë përgjegjësi. Këta duhet të sillen ndryshe të tentojnë të na ndihmojnë të rritemi dhe jo të marrin rolin e prindit tek ne. Reforma në Drejtësi siç shihet po dështon, se ajo ONM nuk po mblidhet. Ne ju japim fuqi protektorë ku protektorët nuk mbajnë përgjegjësi,” deklaroi Lubonja.

Lubonja: Hetimi për “Rrugët” po bëhet selektiv. Pse nuk po hetohen edhe oligarkët?

Në hyrje të emisionit gazetarja Eni Vasili shtroi pyetje për hetimet e çështjen e rrugëve.

Analisti Fatos Lubonja i pranishëm në studio ka deklaruar se në vend ka filluar të funksionojë një lloj propagande politike e drejtësisë, njëkohësisht edhe një sulm ndaj kundërshtarëve politikë.

“Unë kështu e shikoj gjithë këtë atmosferë. Sepse vijmë tek pyetja është më mirë një drejtësi selektive apo pa drejtësi fare?

Drejtësia e vërtetë që i ka të gjithë të barabartë është tjetër gjë. Në këtë aspekt nuk shoh këtë lloj drejtësie, është qartazi selektiviteti. Këtu duhet të llogariten fitimet dhe kostot. Pse nuk hetohen edhe oligarkët?

Në qoftë se një krim ka një dërgues, por ka edhe një killer, ti nuk mund të thuash fajin e ka killeri. Drejtësia duhet t’i kapë të gjithë. Unë nuk kam hall të futet X apo Y në burg, por të marrë fund ky sistem ku njerëzit kapin shtetin, vjedhin shtetin, sponsorizojnë partitë, sponsorizojnë politikanët dhe u japin para. Unë nuk e mas thjeshtë si përgjegjësi e politikanit. Unë e kam hallin që këta njerëz që kanë ndërtuar sistemin po qëndruan atje nuk ka rëndësi se hyri ky ministër apo ai ministër sepse ata kapin atë që vjen. Ky është halli”, tha Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat