Eksportet e fruta perimeve kalojnë importet, qyteti që mban rekordin

Shqipëria

Eksportet e fruta perimeve kalojnë importet, qyteti që mban rekordin

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 12:10
Ilustrim

Prodhimi bujqësor vendas vijon të vuaje fragmentarizimin e lartë të tokës dhe mungesën e theksuar të mekanizimit, por përparësitë që jep pozita gjeografike dhe klima i kanë rritur dukshëm eksportet e fruta dhe zarzavateve dy vitet e fundit.

Më 2017 për herë të parë që nga liberalizimi i tregtisë me jashtë, eksportet e fruta perimeve ishin 14 për qind më të larta se importet e këtij grupi. Rritja me ritme dyshifrore vitet e fundit ka bërë se, tregtia me jashtë në këto produkte të jetë me suficit me 2017.

Sipas INSTAT, eksportet e frutave dhe zarzavateve arritën në 9.6 miliardë lekë me një rritje 21 për qind nga viti 2016. Ndërsa importet arritën  në 8.3 miliardë lekë me një rritje prej 0.2 për qind kundrejt vitit 2016. Si importet dhe eksportet kanë ardhur në rritje që nga viti 2012, por shitjet jashtë vendit janë rritur me ritme më të shpejta.

Në pesë vitet e fundit eksportet e frutave dhe zarzavateve janë pesëfishuar, nga 1.8 miliardë lekë më 2012 në 9.6 mld lekë në 2017. Ndërsa importet janë rritur në pesë vite me 11 %.

Rritja e eksporteve në këto artikuj ka shënuar presion në tregun vendas, i cili shpesh herë ka reflektuar me shtrenjtim të çmimeve.

Mungesa e standardit në varietete dhe kultivimi i tyre nga njësitë fermerë në sipërfaqe në më pak si një dynym nuk garanton fitime për kultivuesit.

Në Verri të Fieri, në zemrën prodhuese të vendit fitimet për një dynym me domate qenë vetëm 20 mijë lekë vitin e kaluar. Kostot për një dynym serë domate arritën në rreth 80 mijë lekë, teksa të ardhurat nga shitja nuk ishim më shumë se 100 mijë lekë. Tregu nuk është garantuar dhe mungojnë kontratat e shitjes, shpesh ndodh që prodhimi të mos justifikojë kostot.

Por pavarësisht kësaj situate, perimet nga serat në Shqipëri mbeten një nga produktet me leverdi. Mirëpo që investimet të finalizohen, duhet që të sigurohet një sipërfaqe më e madhe toke sesa përpunojnë fermerët aktualisht. Duke kultivuar perime, më e pakta, fermerët do të mund të sigurojnë një pjesë të nevojave të veta për ushqime.

Familjet fermerë në Fier llogarisin se nuk ka asnjë fisibilitet në sera në më pak se 5 hektarë. Por për Ministrinë e Bujqësisë, për të filluar një biznes në bujqësi, duhen së paku 20 hektarë, teksa mesatarja e fermave bujqësore aktualisht nuk është më shumë se 1.2 hektarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat