Meta flet për negociatat me Greqinë, tregon kush është vija e kuqe

Shqipëria

Meta flet për negociatat me Greqinë, tregon kush është vija e kuqe

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 13:21
Ilir Meta

Kreu i Shtetit Ilir Meta në një deklaratë për shtyp ka dhënë përgjigjen për plotfuqinë qe i ka kerkuar ministri i Jashtem Ditmir Bushati per negociatat me Greqine, e cila sipas Metes eshte më e debatueshmja gjatë dekadës së fundit.

Meta ka kujtuar vendimin e Gjykates Kushtetuese te vitit 2010, dhe tha se kjo eshte vija e kuqe per te gjithe.

Duke nënvizuar rëndësinë e jashtezakonshme te forcimit të marrëdheniëve me të gjithë fqinjët në përgjithësi dhe me Greqinë në veçanti, jo vetëm me detyrën aktuale si President, por edhe me detyrat e mëparshme, shpreh angashimin tim për një zgjidhje të drejtë të qendrueshme dhe përfundimtare të kesaj cështje

Është e domosdoshmet ë ketë trasparencë të plotë të të gjithë procesit nga të gjitha institucionet e shtetit, në respekt të kushtetutës dhe vendimit të gjykatës Kushtetuese të vitit 2010.

Dua të nënvizoj se sjellja dhe kontributi i presidentit të republikës ndaj kësaj cështje do jetë i bazuar vetëm mbi respektimin e vendimit te gjykates kushtetuese që ka përcaktuar rolin e presidentit për marrëveshjet ndërkombëtare dhe spcifikisht mbi përcaktimin e hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë”.

Meta pas diskutimeve qe ka pasur me ish presidente dhe perfaqesues te opozites, tha se kjo e fundit kerkon qe kjo ceshtje “duhet të zgjidhet në gjykatën ndërkombëtare me diskutimn midis palëve”.

E kjo sipas Metes, “është një opsion, një mundësi”

“Ndërkohë sikur jeni në dijeni, qeveria ka synuar dhe synon që kjo cështje të zgjidhet sërish përmes negociatave. Duke reapektuar qëndrimin e opozitës, respektoj qëndrimin dhe inciativën e qeverisë por duhet të theksoj se për këtë cështje ka një vendim të posacëm të gjykatës Kushetuese, është një vijë e kuqe për të gjithë duke nisur nga presidenti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat