PD thërret në debat urgjent Ramën: Ja si po organizon spastrimin e shqiptarëve

Shqipëria

PD thërret në debat urgjent Ramën: Ja si po organizon spastrimin e shqiptarëve

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 18:48
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Partia Demokratike dorëzoi të sot në Kuvend kërkesën për mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të më shumë se 20 mijë familjeve në varfëri ekstreme.

Selia blu në kërkesën e saj thotë se përjashtimi është abuziv, i bërë në procedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale.

PD kërkon debat direkt me kryeministrin të enjtet, pasi pretendon se nga kontaktet direkte qindra kryefamiljarë kanë pohuar se nuk kanë para për bukë në kuptimin e parë të fjalës.

“Situata e verifikuar deri më tani është shkaktuar prej papërgjeshmërisë së qeverisë dhe ka rënduar gjendjen e këtyre familjeve në kufijtë e një drame njerëzore dhe të një emergjence kombëtare, pasi ndihma ekonomike është e vetmja mundësi mbijetese për ta”-thuhet në kërkesën e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike e cilëson kriminal dhe të papërgjegjshëm aktin e përjashtimit të mbi 20 mijë familjeve në nevojë, duke i lënë në mëshirën e fatit, pa u dhënë asnjë sqarim dhe duke u hequr të drejtën kushtetuese, të përcaktuar në nenin 52. Aty thuhet se “Kushdo, kur mbetet pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij, dhe, kur nuk ka mjete të tjera jetese, ka të drejtën e ndihmës në kushtet e parashikuara me ligj”, thuhet në kërkesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat