Përfundon mbledhja e kryesisë së PS, Taulant Balla: Do kemi zgjedhje në disa bashki

Shqipëria

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS, Taulant Balla: Do kemi zgjedhje në disa bashki

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 20:56
Taulant Balla

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste. Kjo mbledhje u bër për përgatitjet për zgjedhjet lokale 2018.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për gazetarët pas mbledhjes tha se ishin miratuar disa kandidatura në disa bashki. Kryesia, pasi u njoh me rezultatet e auditit PS në bashkinë Kukës, mori vendimin për ta nisur nga fillimi procesin.

“Do krijojmë një Asamble të re socialiste në Kukës pasi u vërejtën mangësi sa i takon barazisë gjinore etj. Partia më e madhe e shqiptarëve duhet të jetë e struktuar edhe në një qark apo bashki, rezultati i PS në bashkinë Kukës ka qenë një rezultat shumë i mirë”,- u shpreh Balla.

Ky i fundit  tha se janë marrë masa disiplinore për Astrit Cengu dhe Ylber Duraku pas protestës kundër të deleguarit Safet Gjici në Kukës.

Sekretari i Përgjithshëm i PS i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen Platformës së Bashkëqeverisjes përmes portalit “Shqipëriaqëduam”, pasi sipas tij aty do të gjejnë zgjidhje për shqetësimet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat