Berisha: Rama ka bërë pazare me detin

Shqipëria

Berisha: Rama ka bërë pazare me detin

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 10:36
Ilustrim

Ish-kryeministri Sali Berisha, në intervistën e tij përballë Eni Vasilit, në Studio e hapur në News 24, ka folur për marrëveshjen e Shqipërisë me Greqinë. Sipas tij kjo është një shitje e territorit në këmbim të marrjes vetëm të ujit dhe të kripës.

Berisha deklaroi se Rama ka qenë i kapur për këtë bërë këtë marrëveshje, dhe prandaj ka bërë pazare me Shqipërinë.

Pjesë nga intervista

Meta ju ftoi për t’u konsultuar për  plotfuqishmërinë? Çfarë i sugjeruat?

Tek Meta gjeta gadishmërinë e tij të plotë për ta dhënë plotfuqinë, e them pa mëdyshje se ashtu është rregulli. Së dyti veprime më anti-Kushtetuese se ka kryer Rama me Bushatin me këtë proces nuk janë kryer kurrë. Besoj se letra është bërë publike dhe është e paimagjinueshme të shkelet nen për nen Kushtetuta. Nga shitja e detit e trilionanve e metër kub gaz e zhdukja nga fjalori e hartës të fjalës Çamëri, se si mund të demonizoj unë çamët e martirizuar, kjo që ka bërë Rama është e papranueshme. Çfarë do u thotë çamëve që janë legjendarë në historinë e shtetit grek, do u thotë që s’keni qenë çam. Këtu është shkel gjithçka, janë përdhos të gjallë e të vdekur.

Presidenti i kërkoi detaje të reja Bushatit nuk e pranoi plotfuqishmërinë

Po si t’i çosh një derr në thes Presidentit e t’i thuash vër firmën. Presidenti ka nevojë të informohet për çdo gjë. Këta në vend se t’i çojnë një memo të vogël për procesin e bërë fshehtas, këta bëjnë allishverishe.

Cili është pazari?

Është te deti, i kanë lënë Greqisë, dhe kjo mund të bëhet një sherr i madh në rajon. Greqia tani duke dhënë një copë ujë dhe kripë e duke marrë zonën  ekonomike për vete, duke zgjeruar ujërat në 12 milje, Shqipërisë i mbetet uji rëra dhe kripa. Edi Rama është i kapur.

Thirrja e Shkëlzenit në prokurori, ish-kryeministri: Është një veprim që e nderon, Rama po…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin Studio e Hapur, ku ka folur për thirrjen e djalit të tij në Prokurori, për të dëshmuar në lidhje me aferën e CEZ.

Sipas tij kjo gjë vetëm e nderon, pasi janë akuza të Ramës dhe nuk ka asgjë të vërtetë.

Pjesë nga deklaratat e Berishës

Një e-mail thotë se kryeministrin e takova mbrëmë. Nuk thotë as e takova për ketë gjë e apo për këtë gjë. Një e-mail, që është pa dijeninë e asnjë njërit.

Ka një frymë për të goditur opozitën?

Rulin e kanë thirrur për të thënë ndonjë gjë që nuk është në këtë gjë. Dosja e CEZ është në gjykatën e lartë

Me shpifjen dhe akuzat këto gjëra vetëm sa e nderojnë djalin tim. Ai do të mbuloj vëllain e tij që është kapur në makinën e Genti Xhixhës.

Të thërras tjetrin se është një e-mail, se do të takohet nesër, në një takim që nuk është bërë kurrë. Është një betejë politike dhe ai do ti jap një përgjigje po ashtu politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat