“Noemi, zoti të deshte më shumë sesa na”, rrëqeth famulltari i Velipojës

Shqipëria

“Noemi, zoti të deshte më shumë sesa na”, rrëqeth famulltari i Velipojës

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 10:48
Ilustrim

Pas lajmit të kobshëm të ndarjes nga jeta të vogëlushes 10 vjeçare, Noemi e cila u aksidentua në dielën bashke me familjen e saj, shkruan edhe famulltari i Velipojës, Marjan Gega.

 “Me sa duket Zoti te deshti ma shume se sa ne.

Ma shume se te qendroje me ne, ndoshta te gjithe jeten e pikellume, ai i Lumi preferoi me te bashku me baben, motren e vllaçkon tand!

Pushofsh ne Paqe Noemi!”, shkruan famulltari.

Të dielën në mbrëmje një aksident tragjik i ndodhur në aksin Shkodër – Velipojë shkatërroi një familje shqiptare.

Edmond Preka, djali i tij 8 muajsh dhe vajza 5 vjeçare humbën jetën në aksident, ndërsa që prej asaj dite vajza tjetër 10 vjeçare Noemi dhe nëna e saj Evisa po luftonin me vdekjen, ndërsa sot Noemi i vogël u nda nga jeta.

Gjatë ditës së djeshme 3 personat e një familje u përcollën në banesën e fundit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat