Manjani: Qeveria fal gjithë Shqipërinë, por jo kryeministrin

Shqipëria

Manjani: Qeveria fal gjithë Shqipërinë, por jo kryeministrin

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 12:37
Ylli Manjani

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u kthen një përgjigje mazhorancës në lidhje me lajmet për deklaratat e djeshme të Presidentit, Ilir Meta.

Manjani shkruan se para se qeveria të denoncojë Presidentin Meta duhet të kishte bërë një reagim ndaj kreut të Shtetit grek Pavlopulos në lidhje me Çamërinë.

“Qeveria jonë ende nuk ka denoncuar deklaratat e Presidentit të Greqisë kundër Çamërisë dhe Shqipërisë!

Ndërkohë nuk lë rast pa denoncuar Presidentin e Shqipërisë, që thjesht po bën detyrën sipas Kushtetutës!

Jo detin, por edhe liqenin artificial të Tiranës i japin Greqisë.

Jo çamërinë, por edhe Shqipërinë e japin.

Vetëm kryeministrinë jo!

Po kur thonë “duam të bëjmë negociata”!!

Hahahahahahahahhahaha

Çfarë shakaje!”, shkruan Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat