Dimri i ngrohtë, gjarpërinjtë ‘bastisin’ lagjen

Shqipëria

Dimri i ngrohtë, gjarpërinjtë ‘bastisin’ lagjen

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 13:30
Ilustrim

Dimri me temperatura më të larta se vitet e tjera duket se ka bërë që gjarpërinjtë të dalin nga zgavrat më herët se zakonisht.

Gjarpërinjtë e shumtë në një lagje të distriktit Artuklu të Mardinit, në juglindje të Turqisë kanë shkaktuar panik tek banorët.  

Agjencia turke e lajmeve “IHA” raporton se disa prej banorëve, përfshi Abdulhakim Akturkun, u janë drejtuar autoriteteve për ndihmë.

“Pamë shumë gjarpërinj teksa po shkonim në ara. Nuk e dimë nëse këto gjarpërinj janë helmues apo jo. Deri më tani kam mbytur 9 gjarpërinj. Ato mund të dëmtojnë edhe fëmijët tanë”, tha ai.

“Gjarpërinjtë kanë dalë më herët se zakonisht si pasojë e kohës së ngrohtë.  Nuk jemi mësuar me një situatë të tillë dhe kërkojmë që autoritetet të marrin masa.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat