Aksidenti me 4 të vdekur në Velipojë, zv.ministrja e Shëndetësisë: Atë ditë ishin tre...

Shqipëria

Aksidenti me 4 të vdekur në Velipojë, zv.ministrja e Shëndetësisë: Atë ditë ishin tre...

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 15:17
Pamje nga aksidenti

Zv.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli është pyetur për apelin e infermieres së Qendrës Shëndetësore të Velipojës, Vjollca Pacaj e cila ishte e para në vendin e aksidentit tragjik, ku humbën jetën 4 anëtarë të një familje.

Infermierja kërkonte nga Ministria e Shëndetësisë një ambulancë të re, pasi sipas saj ambulanca e Qendrës Shëndetësore të Velipojës është e amortizuar.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se infermierja ka të drejtë në kërkesën e saj, por në aksidentin e Velipojës kanë qenë 3 ambulanca. Mira Rakacolli u shpreh se këtë vit do vijnë 30 ambulanca të reja dhe shpreson që një të shkojë edhe në Velipojë.

“Infermierja ka të drejtë për kërkesën e saj, por në vendngjarje atë ditë në Velipojë kanë qenë 3 ambulanca, pasi 2 ishin nga spitali i Shkodrës. Përveç asaj dhimbje ne ndihemi mirë që ambulancat shkuan në kohë për tju dhënë ndihmën.

Ne jemi në dijeni për ambulancat e amortizuara në disa qytete dhe do zëvendësohen, pasi ne do marrim 30 ambulanca të reja këtë vit dhe shpresoj që një të shkojë edhe tek spitali i Velipojës”- tha Mira Rakacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat