Fotoja e zv/ambasadorit shqiptar me fëmijën me bluzën me hartën e Shqipërisë së Madhe në Kretë ka shkaktuar një gricje të re shqiptaro – greke.
Deputeti i Demokracisë së Re, Theodhos Karaoglu ka kërkuar interpelancë me ministrin e Jashtëm grek, Nicolas Kotzias.
Sipas kryediplomatit grek ky ishte një rast unik, pa precedentë dhe se në asnjë mënyrë nuk duhet të fokusohen tek një fëmijë që nuk e di se çfarë kuptimi ka harta.
“Ministria e Jashtme greke dënon çdo forme irredentizmi, nacionalizmi si dhe ksenofobine e racizmin. Për sa i perket pranisë së zv/ambasadorit kjo gjë nuk ka ndodhur më parë, nuk ka asnjë incident as te ngjashëm, si dhe u dhanë shpjegime nga ministri i Diasporës Pandeli Majko gjatë takimit me ministrinë e Brendshëm P. Shkurletis në lidhje me episodin e pazakonte.
Majko theksoi se nuk duhet një rastësi të errësoje aspak marrëdhëniet Shqipëri-Greqi”, tha Kotzias.