I vdiq djali bashkë me 3 fëmijët, tjetër ngjarje e rëndë në familjen Preka

Shqipëria

I vdiq djali bashkë me 3 fëmijët, tjetër ngjarje e rëndë në familjen Preka

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 21:34
Pamje nga aksidenti

Familja Preka në këto orë po përballet me një tragjedi të padëgjuar më parë dhe me momente të vështira.

Ndërsa do të përcjellin në banesën e fundit edhe vajzën 10-vjeçare, krah babait Edmond Preka, vëllait dhe motrës që u varrosën një ditë më parë, ato duhet të mendojnë tashmë jo vetëm për gruan e aksidentuar në spital, por edhe kryefamiljarin 68-vjeçar që ka pësuar të dytin infarkt!

Lajmin e zi që i ka mbërritur në familje, duke humbur djalin dhe nipin e mbesat, zemra e të moshuarit si ka përballuar dot dhe ka marrë dy goditje të rënda të njëpasnjëshme.

Lajmin e kanë bërë me dije mediat lokale në Shkodër.

Aksidenti i rëndë ndodhi para tre ditësh, ku mbetën të vdekur Edmond Preka dhe tre fëmijët e tij, ndërsa gruaja ndodhet e shtruar në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat