Shehu: Bizneseve turke u janë dhënë peshqesh pasuri publike

Shqipëria

Shehu: Bizneseve turke u janë dhënë peshqesh pasuri publike

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 22:21
Dashamir Shehu

Politikani i njohur Dashamir Shehu i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se nuk ka investime direkte turke në sektorë privat, por vetëm atë që ai i quan peshqeshe nga prona publike.

Pjesë nga diskutimet: 

Nesho: Dy vjet më parë, kryeministri i vendit tonë deklaroi se kompania ajrore shqiptare dhe aeroporti i Vlorës do të vijnë nga investimet turke.

Shehu: Ato që i kemi dhënë nga prona publike. Investitor turk që të vijë të blejë një investim privat nuk ka. Këto janë peshqesh publik në shkëmbim të një favori. Më thuaj një investitor turk që të thotë do të blejë këtë fabrikë dhe do të investoj. Shpesh herë mund të ketë qenë një marrëdhënie politike. Banka është dhënë për 1 dollar. Për mua mirë që ia kanë dhënë se është me humbje. Si nivel shkëmbimesh janë në peshë. Të gjitha janë dhënë merr nga malli i shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat