Plagosen 5 punëtorë në një minierë në Klos, po transportonin krom

Shqipëria

Plagosen 5 punëtorë në një minierë në Klos, po transportonin krom

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 09:37
Miniera e Klosit

Nje ngjarja e rëndë ka ndodhur ne Klos ku ka patur 5 punëtorë të plagosur ngë Traverbankun e Klosit.

Nderkohë, Kompania AlbChrome njofton se ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit në Traverbankun e Klosit ka ndodhur një avari në të cilën janë aksidentuar 5 punonjës.

Merren në pyetje avokati, prokurorët dhe drejtori i burgut të Nezar Seitit: Si u ekstradua në Itali?

Ne deklaraten e kompanisë thuhet se nga kompania janë marrë masat e menjëhershme për të bërë trajtimin e duhur mjekësor të të lënduarve, të cilet pasi janë dërguar në spitalin rajonal të Burrelit, është konstatuar nevoja që 3 prej tyre të dërgohen në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Menjëherë këta 3 punonjës janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas ekzaminimeve konstatohet që aktualisht të 3 punonjësit janë jashtë rrezikut për jetën.

Avaria është shkatuar nga pakujdesia e dy prej punonjësve të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e sigurisë në punë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat