Basha me punëtorët e by- passit të Fierit: Lekët tuaja kanë shkuar në xhepat e Ramës dhe Gjiknurit

Shqipëria

Basha me punëtorët e by- passit të Fierit: Lekët tuaja kanë shkuar në xhepat e Ramës dhe Gjiknurit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 11:11
Lulzim Basha

Parlamenti shqiptar pak para seancës ka pasur “mysafirë”.

Punonjës të bypass-it Fier-Vlorë kanë dalë në protestë për të kërkuar rrogat.

Në krah të tyre u vu edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Kreu i opozitës u shpreh se firma kontraktore ka lënë një garanci që nëse do jepet për ta është e mjaftueshme, por sipas tij këto lekë do futen në xhepat e Ramës dhe Gjiknurit.

“Unë dhe PD ju ka dëgjuar, e njohim problemin tuaj. Mos marrja e parave është pasojë e korrupsionit. Firma kontraktore ka lënë një garanci tek shteti shqiptar. Kjo garanci mjafton dhe tepron për të shlyer detyrimet që kjo kompani mashtruese u ka punëtorëve. Sipas informacionit tonë kjo pagesë nuk kryhet sepse ka korrupsion.

 Ju nuk i merrni lekët sepse Rama dhe Gjiknuri janë përfshirë në një aferë për t’i marrë këto para për vete. Ne do të ngremë zërin që këto fonde të zhbllokohen një orë e më parë. Nuk mund të jetë shteti i drejtë që kur vjen puna te detyrimet të vë gjobën e të arreston. Dhe kur vjen puna tek të drejtat nuk i respekton. Shteti është përgjegjëse për t’u përgjigjur. Do të bëjmë gjithçka që ju t’i merrni paratë që ju detyrohet shteti shqiptar”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat