Brenda këtij viti gati projektligji për të rinjtë

Shqipëria

Brenda këtij viti gati projektligji për të rinjtë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 17:47
Pamje nga tryeza

Gjatë këtij viti në Shqipëri do të hartohet për herë të parë një projekt-ligj të mirëfilltë për të rinjtë.

Kjo ishte një nga pikat kryesore të diskutimit mëngjesin e sotëm ku përmes një takimi informal me gazetarët u diskutuan prioritetet dhe projektet themelore që do të realizohen këtë vit për rininë. 

Të pranishëm në këtë prezantim ishin zv/ministri i Arsimit. z. Shpat Kolgega dhe Drejtoresha e Shkr, znj. Lorena Haxhiu të cilët paraqitën platformën e prioriteteve, puna për të cilia sipas tyre ka nisur.

Sipas zv/ministrit të arsimit hartimi i këtij drafti  për projektligjin për rininë do të ketë konsultime me organizatat rinore dhe të rinjtë e më pas përfshirja e mendimeve të tyre në draft.

Një tjetër  prioritet  do të jetë e hapja e tre qendrave rinore të reja në të gjithë vendin, ku tre të tjera janë aktualisht funksionale në tre qytete të tjera.

Ndërsa Drejtoresha e Shkr, znj. Lorena Haxhiu theksoi se e rëndësishme është se tashmë të rinjtë janë vendosur në qendër të këtyre aktiviteteve si dhe organizimi për herë të parë i Panairit të Organizatave Rinore në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat