“Vetëm 15 pjesëmarrës...”, zbardhen urdhrat e Ramës për mbledhjen e qeverisë në Berat

Shqipëria

“Vetëm 15 pjesëmarrës...”, zbardhen urdhrat e Ramës për mbledhjen e qeverisë në Berat

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 18:50
Edi Rama

Kabineti qeveritar pritet që të mblidhet këtë të premte dhe të shtunë në qytetin e Berati, praktikë kjo tashmë e njohur e kryeministrit Edi Rama një nga mbledhjet e përjavshme e sposton në një nga qytetet në vend.

Teksa janë zbuluar edhe temat për të cilat Rama së bashku me ministrat e qeverisë do të fokusohen siç është ajo për shërbimet publike  reformën e ujit, skemat mbështetëse në bujqësi si dhe prioritetet rajonale, stafi i kryeministrisë është kujdesur dhe për pjesëmarrjen.

Në një shkresë të publikuar nga gazetarja Esiona Konomi janë zbardhur dhe detajet për kujdesin e madh që tregon stafi kryeministrit që kryeministri të dalë ‘faqebardhë’. Kështu stafi ndaj përgjegjësitë për drejtuesit vendor të qarkut, për prefektin, drejtuesin politik që gjithçka të dalë siç ata ‘e ëndërrojnë’. Ajo që bie në sy është pikërisht fakti i numërimit që u bëhet të pjesëmarrësve, të cilët nuk duhet të kalojnë numrin 150, ku mes tyre dhe qytetarë ‘të kontrolluar’ nga drejtuesi politik.Kryeministri do të ketë një aktivitet të veçantë për vendimin e anulimit të koncesioneve mbi kanionet e Osumit, ku së fundmi këto kanione ishin në fokus të medias në lidhje me ekzistencën e dy lejeve për ndërtimin e HEC-se. Por vetë qeveria deklaroi se lejet janë rishikuar dhe ka konfirmuar se asnjë HEC nuk do të ndërtohet në këto kanione. Ndërsa ditën e shtunë, do të ketë një mëngjes pune me të gjithë drejtuesit e institucioneve të rajonale dhe vendore, ndërsa në fund do të zhvillohet një takim me qytetarët për të nxitur përfshirjen e tyre në portalin e bashkëqeverisjes me njerëzit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat