E denoncoi PD, INSTAT largon nga puna drejtorin

Shqipëria

E denoncoi PD, INSTAT largon nga puna drejtorin

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 16:04
Erion Manohasa

Këtë të premte në mesditë PD përmes zëdhënëses Ina Zhupa denoncoi rastin e Erion Manohasës, i shkarkuar pak muaj më parë për shpërdorim detyre nga gjykata, ndërsa tanimë, ai është emëruar sërish drejtues në INSTAT ( Drejtoria e Integrimit e Projekteve të BE).

Pikërisht mbi këtë denoncim ka reaguar pas më pak se dy orësh vetë Instituti i Statistikave, i cili ka deklaruar se pavarësisht zgjedhjes së tij konform ligjit të Nëpunësit Civil, institucioni i ka kërkuar dorëheqjen Manohasës. Ky i fundit ka pranuar.

Njoftimi i INSTAT

Nisur nga një reagim publik i një partie politike, lidhur me emërimin pranë Institutit të Statistikave (INSTAT) të Erion Manohasa, sqarojmë se emërimi është bërë konform Ligjit për Nënpunësin Civil, Nr.152/2013 (ndryshuar me ligjin nr. 178/2014 dhe ligjin 41/2017).

Është e vërtetë se Erion Manohasa ka pasur një çështje gjyqësore, por çështja është pushuar dhe ai është punësuar sipas ligjit nga lista e pritjes së nëpunësve civilë.

Duke u nisur, sidoqoftë nga domosdoshmëria për të mos lënë asnjë hije në integritetin absolut të INSTAT, si një institucion i një rëndësie të veçantë, Z. Erion Manohasa i është kërkuar menjëherë dorëheqja, dhe ai e ka dhënë atë.

Për çdo sqarim lidhur në këtë çështje, ju lutemi kujtdo që është i interesuar të kërkojë zyrtarisht dosjen e Z. Manohasa.

Nënvizojmë në fund, keqardhjen për një reagim të bazuar në të pavërteta ndaj INSTAT dhe i bëjmë thirrje partive politike që të mos e përfshijnë këtë institucion në politikën e ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat